Kutcher, martesë e lumtur në skenë

06/12/2011 17:10

Ky mund të mos jetë momenti më i mirë në jetën personale të Ashton Kutcher, por në prag të divorcit me Demi Moore, dashuritë e tij joreale në skenë janë më të forta se kurrë.

33-vjeçari u fotografua në një harmoni të plotë me aktoren Lea Michele, në prezantimin e premierës së një filmi të ri, në të cilin dyshja luan rolin e partnerëve.

25-vjeçarja, e bërë e famshme nëpërmjet serialit “Glee”, shkëmbeu prekje dhe batuta me Kutcher, i cili në disa raste doli përtej seriozitetit të mbrëmjes, duke qeshur në mënyrë shumë evidente.

Demi Moore, 49 vjeç, vendosi të ndahej nga Kutcher pas shtatë vitesh martese, kur një revistë rozë zbuloi një histori jashtëmartesore të tij me një 22-vjeçare të quajtur Sara Leal.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA