Festa e Bektashinjve, urojnë krerët e politikës

06/12/2011 00:00

Politikanët shqiptarë kanë uruar komunitetin bektashi, në diten e
hashures. Kreu i shtetit, Bamir Topi deklaroi se simbolika e kësaj feste
është, komunikimi për të qenë të gjithë bashkë në jetë.

Mesazhe ka dhene edhe kryeministri i vendit Berisha dhe politikane te opozites.

Urimi i Topit: “Festa e Hashures ka një kuptim shumë interesant. Ju e dini që baza e Hashures është gruri, është ai që përbën elementin themelor të jetës së njeriut, pra atë po disktutonim edhe me Baba Mondin për këtë filozofi kaq të bukur të islamit që, në thelbin e vet ka atë që i shërben të gjithë njerëzve: Ka mirëkuptim, dhënien e ndihmës, komunikim dhe për të qenë të gjithë bashkë në një jetë, e cila na ka sjellë të gjithëve së bashku në këtë botë”.
 
Urimi i Berishës: “Dita e Ashures është një rast shumë i veçantë për t’u përcjellë urimet më të përzemërta, nderimin më të thellë, bektashinjve shqiptarë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, këtë ditë të cilën mund ta konsiderojmë një ditë të mrekullive të mëdha në jetën shpirtërore të botës islamike, por edhe një ditë universale të Zotit”.

Urimi i deputeti socialist, Blendi Klosi
: Eshtë një ditë që dëshmon që jo vetëm komuniteti bektashi, por të gjithë komunitetet shqiptare, i gjithë kombi shqiptar ka shumë më tepër nevojë për ëmbëlsi në jetën e tyre. I urojmë gjithë të mirat të gjithëve.

Top Channel