Trupi i përkryer i Irina Shayk

05/12/2011 20:50

Irina Shayk, supermodelja ruse dhe e dashura e Cristiano Ronaldos, tregoi edhe një herë pse konsiderohet nga shumë meshkuj si femra më e bukur në Tokë.

E kontraktuar nga një firmë gjermane e përkujdesjes për lëkurën, 25-vjeçarja tregoi një trup të përkryer në fotografitë reklamuese të locioneve të reja për lëkurën, kremit kundër diellit dhe atij kundër rrudhave.

Shayk, e cila është e lidhur me yllin e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, deklaroi së fundmi në një intervistë për revistën “GQ”: “Një takim ideal për mua me një mashkull është sa më larg qendrave tregëtare. Më pëlqen të bëj pazar, por gjithmonë vetëm. Gjithashtu, mos më sfidoni në një video-lojë. Jam shumë konkurruese”.

E pyetur për mënyrën se si përballon famën e saj, Shayk shtoi: “Njerëzit mendojnë se nuk jam shumë e afrueshme, por kjo sepse jam shumë e zënë. Në fakt, jam një njeri i zakonshëm, jam si çdo vajzë tjetër që shihni në rrugë. Jam e dashuruar pas një mashkulli të zgjuar, të edukuar dhe që është shumë i mirë në komunikim. Këto të treja janë cilësitë më të mira që mund të ketë një mashkull. Një mënyrë për të më fituar zemrën? Të vishesh me kostum. Më duket shumë tërheqëse tek meshkujt”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel