Theron: Nuk di se kur do përfundoj karrierën

05/12/2011 12:40

Charlize Theron nuk e di ende se sa do të vazhdojë karrierën e saj kinematografike dhe ka theksuar se kjo gjë nuk e shqetëson shumë.

“Nuk e di nëse do të vazhdoj edhe për shumë kohë të luaj filma, por edhe nëse vazhdoj nuk e shoh si diçka të keqe. Të jesh në botën e kinematografisë të ndihmon që të mos lësh pas dore veten dhe të përmirësohesh gjithmonë e më shumë sepse ka shumë aktorë të rinj të gatshmë për të të zëvendësuar”, u shpreh Theron për ‘Los Angeles Confidential’.

“Kur të vijë momenti që unë nuk do të ndihem më e aftë apo nuk do të kem më dëshirë për të konkurruar me më të rinjtë do i jap fund karrierës”, shtoi aktorja.

36-vjeçarja po promovon filmin e saj më të fundit ‘Young Adult’, në të cilin interpreton një shkrimtare e cila kthehet në vendlindjen e saj Minnesotta pas divorcit. Ajo përpiqet që të rindezë dashurinë me ish të dashurin (Patrick Wilson) edhe pse ky i fundit është i martuar dhe ka fëmijë.

Top Channel