Meryl Streep në Shtëpinë e Bardhë

05/12/2011 13:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë 5 artistë amerikanë mes të cilëve ndodhej edhe aktorja e famshme Meryl Streep.

Lista e këtyre artistëve të “rekomanduar” nga Qendra Kennedy plotësohej nga violinçelisti Yo Yo Ma, këngëtarja Barbara Brook, kompozitori Sonny Rollins dhe kantautori Neil Diamond.

Obama i priti artistët në një ceremoni që i paraprin mbrëmjes gala në Qendrën Kennedy ku do të ndahen çmimet, në datën 27 dhjetor.

Këtë çmim e kanë marrë më parë mbretëresha e televizionit amerikan Oprah Winfrey dhe aktori Robert de Niro.

“Ky çmim jepet për karrierën e suksesshme të këtyre 5 gjigandëve të botës së artit”, theksoi Obama gjatë pritjes.

Top Channel