Lady Gaga si Mbretëreshë Viktoria

05/12/2011 19:30

E mësuar të vishet në mënyra nga më të çuditshme, Lady Gaga u shfaq në publik në mënyrë më të papritur… si një princeshë e stilit viktorian.

Ndërsa ishte e ftuar në një mbrëmje në Hollivud, 25-vjeçarja u duk elegante dhe me një stil interesant, me një rreth të përpunuar diamantësh në kokë.

E njëjta stoli është përdorur edhe në një film të vitit 2009, por atje ajo mbahej prej Mbretëreshës Viktoria.

Këngëtarja, e cila vetëm disa ditë më parë shokoi fansat e saj me një videoklip të ri në të cilën paraqitej si e çmendur në disa skena nudo, u duk më “normale se kurrë” gjatë të gjithë mbrëmjes.

FOTO GALERI
1/2
Kurora e diamanteve te Lady Gaga

Top Channel