Britney, 30-vjetor mbi akull

05/12/2011 18:00

Si një prej yjeve më të mëdha të muzikës ndërkombëtare, Britney Spears mund të kishte zgjedhur një shumë aktivitete të ndryshme për të festuar 30-vjetorin e lindjes.

Megjithatë, këngëtarja zgjodhi të mos festonte, duke kaluar mbrëmjen në patinazh mbi akull, së bashku me të dashurin e saj, Jason Trawick.

Nëna e dy fëmijëve u fotografua shumë e pasigurt me patinat e saj, duke i kërkuar Jason vazhdimisht ndihmë që të mos e lejonte të rrëzohej.

Në një intervistë për një revistë amerikane, Britney kishte lajmëruar plane krejtësisht të ndryshme për datëlindjen e saj. “Mendoj se sa më shumë rritesh, aq më e zgjuar bëhesh. Jam shumë e lumtur për 30-vjetorin dhe kam ndërmnd të bëj diçka me të vërtetë spektakolare”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel