Korcë, seminar për vlerat arkeologjike

04/12/2011 00:00

Zonat arkeologjike pavarësisht se janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të rajonit jug-lindor mbeten pak ose aspak të njohura në rajonin e Korcës.

Në një seminar të zhvilluar pikërisht në lidhje me vlerat dhe trashëgiminë kulturore, problematika e mosnjohjes nga brezi i ri, apo mosinteresimi në lidhje me këto vlera është lidhur edhe me mungesën e sinjalistikës orientuese apo infrastrukturën që mundëson njohjen e këtyre siteve.

Sipas të dhënave nga 120 zona në gjithë Qarkun e Korcës të vizitueshme dhe të njohura si për turistët e huaj, por edhe ata vendas janë Tuma Ilire e Kamenicës dhe Shpella e Trenit, të cilat reflektojnë një pjesë të këtyre vlerave.

Mungesa e informimit apo edhe interesimi disi i vakët për këto qendra duket se ka mënjanuar një pjesë të rëndësishme të historisë dhe ekzistencës historike në rajonin tonë.

Top Channel