Përcillet me nderime Leka Zogu

03/12/2011 10:15

Familjarë, të afërm, krerë të shtetit dhe politikanë i dhanë këtë të shtunë lamtumirën e fundit Leka Zogut.

Per me shume se dy ore, qindra njerez kryen homazhe ne hollin e Parlamentit te Shqiperise, ku ishte i vendosur arkivoli me trupin e pajete te pretendetit per fronin mbreteror. Ne ceremonine homazh te organizuar nga Protokolli i Shtetit ngushelluan princin Leka dhe familjen e tij, presidenti Bamir Topi, presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha, deputete socialiste si dhe shume ministra, politikane, krere te besimeve fetare dhe shume njerez te tjere te ardhur nga jashtë Shqiperise.

Fjalën e rastit para nisjes së arkivolit me trupin e pajetë të Leka Zogut drejt Varrezave të Sharrës, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha deklaroi se familja mbretërore nuk u bë kurrë vasale e ndonjë perandorie tjetër.

“Familja Zogu nuk negocioi kurrë për Kurorën Mbretërore, duke e konsideruar atë kurorë të shqiptarëve”, tha Basha.

Leka Zogu pesoi nje arrest kardiak më 25 nëntor, ndersa vdekja e tij u njoftua mengjesin e 30 dhjetorit. Dita e shtunë u shpall ditë zije për shkak të kësaj ngjarjeje.

Ditën e djeshme, presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta, i shprehën ngushëllimet e tyre familjes mbretërore.

Ndërsa gazeta prestigjoze britanike “The Independent” i kushtoi një artikull të plotë pretendentit për fronin mbretëror, me titullin “Mreti shqiptar kontrovers”.

Për ndarjen nga jeta të Leka Zogut kryeministri Sali Berisha dhe kabineti i tij mbajtën një minutë heshtje në mbledhjen e qeverisë.

Ndërkohë që ngushëllime në adresë të familjes mbretërore erdhën edhe nga Prishtina, si dhe faktori politik shqiptar në Maqedoni.

Dita e zisë, flamuri në gjysmë shtizë

Flamuri i ulur gjysmë shtizë në të gjitha institucionet kryesore të vendit na kujton se data 3 dhjetor është shpallur nga qeveria ‘Berisha’ ditë zie, për pretendentin e fronit mbretëror Leka Zogu.

Por ndersa ne Kuvend, per trashengimtarin e ish-familjes mbreterore jane zhvilluar te gjitha respektet e fundit nga perfaqesues te larte te shtetit dhe nga familjaret per njeriun e tyre te dashur, Leka Zogu, nje pjese e qytetareve te Tiranes, ndihen disi me larg kesaj ceremonie. Dita e zise kombetare e shpallur nga qeveria duket se nuk perkon shume me mendimin e nje pjese te tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA