Foto e pakistanezes nudo në revistën indiane

03/12/2011 18:55

Një foto nudo e modeles dhe aktores pakistaneze, Veena Malik dhe e publikuar në një revistë erotike indiane, mund të shndërrohet në një incident diplomatik mes dy vendeve, rivalë historikë ndaj njëri-tjetrit.

Fotoja është botuar në revistën FHM dhe aktorja pakistaneze shfaqet krejtësisht e zhveshur me tatuazhin “ISI” (Inteligence Services Islamabad) në krahun e saj të majtë.

“Me anë të kësaj fotoje donim të ironizonim prezencën e të famshëmve shërbime sekrete pakistaneze në Indi”, thonë drejtuesti të revistës FHM.

Vetë modelja ka reaguar se kishte pozuar e veshur për revistën, por se fotoja është manipuluar më pas. Për këtë ajo tha se do të ndjekë edhe rrugën ligjore.

Pakistani dhe India qysh prej marrjes së pavarësisë nga Britania e Madhe janë përfshirë në një sërë konfliktesh. Dy vendet pretendojnë sovranitetin mbi krahinën e Kashmirit dhe mes tyre tensionet mbeten gjithnjë të lartë.

Top Channel