Ai është një pioner i skenës muzikore shqiptare! Ajo është një nga këngëtaret e reja të skenës sonë që ka rënë në sy për performancën, pamjen dhe jo vetëm!

Xhejsi është e bija e Gjergj Jorgaqit dhe shumë herë e kemi pyetur veten për rolin e rrokerit në jetën e këngëtares!

Ajo duket trasgresive, por surprizues është lajmi që babi Gjergji është shumë prezent! Madje disa zëra thonë që ai është një baba më shumë se i kujdesshëm, gati-gati i rreptë!

Sigurisht, shpirti i lirë i rrokerit nuk mund të ndrydhte fëmijën e vet dhe ai mund të shihet në shumicën e aktiviteteve të saj.

Ajo është një vajzë e vogël me tipare lehtësisht të dallueshëm! Flokët e verdhë me krehjen karakteristike! As babi Gjergji nuk është modeli tradicional! Flokët e gjatë vështirë se do të mungojnë ndonjëherë në portretin e këtij të fundit!

Por, forma jokonvencionale nuk ka lidhje me përmbajtjen e edukimit! Dhe kur vjen puna te ekstravaganca Xhejsi duhet të konkurrojë fort me dikë që në 1995 e largët i bëri flokët e verdha!

Para se Gjergj Jorgaqi të ndihmonte të bijën në karrierën si këngëtare, ai këmbënguli fort në studimin e violinës! Gjergji është i martuar, me dy fëmijë!

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA