Gibson fiton zemrën e gjykatëses

02/12/2011 14:50

Mel Gibson fitoi zemrën e gjykatëses, në seancën ku do të shqyrtohej zbatimi i kushteve të lirisë së tij me kusht.

Gjykatësja e një gjykate në Los Anxhelos u shpreh se ishte më shumë se e impresionuar, nga fakti që ylli i hollivudian kreu dy herë punë në shërbim të komunitetit, kur ishte urdhëruar për vetëm një séance 40-orëshe.

Ajo gjithashtu foli me fjalë të mira për vetëpërmbajtjen e treguar nga aktori gjatë kësaj periudhe dhe aftësinë e tij për të qëndruar jashtë skandaleve apo situatave të dhunshme.

Gibson u shpall fajtor më parë gjatë vitit për rrahjen e gruas së tij dhe i shpëtoi burgut nëpërmjet lirimit me kusht dhe punës së detyruar.

Top Channel