Bieber dhe kontinenti kanadez

02/12/2011 15:55

Justin Bieber, idhulli i adoleshentëve, i cili ka vizituar shumë vende gjatë karrierës së tij të shkurtër, ishte i ftuar në spektaklin e David Letterman. Programi po ecte mirë deri sa prezantuesi vendosi ta provonte këngëtarin për njohuritë e tij në gjeografi.

Letterman e pyeti se kush ishin kontinentet dhe Bieber u përgjigj: “Azia, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Afrika, Antarktida dhe Poli i Veriut.”

Kur dëgjoi të qeshurat e publikut, Bieber u vu në siklet dhe tha se edhe Kanadaja ishte kontinent: “Është edhe Kanadaja! Unë jam kanadez.”

Kjo shkaktoi edhe më shumë të qeshura tek publiku dhe te vetë David Letterman.

Prezantuesi filloi të tallej duke i thënë se mos kishte harruar edhe ndonjë vend tjetër si Franca, por 17-vjeçari u kujtua që kishte harruar Europën.

Top Channel