Radcliffe distancohet nga Harry Potter

01/12/2011 00:00

Aktori anglez Daniel Radcliffe ka bërë një hap, duke kaluar nga Harry Potter tek Allen Ginsberg.

Magjistari i sagës së krijuar nga J.K. Rowling do të interpretojë poetin Beat, autor i “The Howl”, në filmin “Kill Your Darlings”, një drame mbi poezinë, homoseksualët dhe një vrasje në Nju Jork në vitet ’40.

Filmi, i frymëzuar nga miqësia mes Ginsberg me Jack Kerouac dhe Lucien Carr, do të ketë si regjisor dhe skenarist John Krokidas. Aktualisht Radcliffe është i angahzuar në përgatitjen e një shfaqjeje në Broadway.

Ndërkohë, më 3 shkurt do të dalë për herë të parë filmi “Gruaja me të Zeza”, ku Radcliffe interpreton avokatin Arthur Kipps, që dërgohet në një fshat të humbur për të hetuar mbi dokumentet e një klienti të vdekur.

Top Channel