Lopez-Smart, puthje përpara fëmijëve

01/12/2011 16:40

Jennifer Lopez është duke u shoqëruar me balerinin Casper Smart prej vetëm një muaji, por pasioni i tyre është aq i fortë, sa që këngëtarja nuk mund të kursejë puthjet dhe gjestet intime as kur është përpara famijëve të saj.

Të ndodhur në Hauai për disa ditë pushimesh, Lopez-Smart janë parë vazhdimisht në veprime të kujdesshme midis tyre, ndërsa një fotograf i fshehtë kapi edhe puthjet e tyre pasionale.

Një një fotografi që duhet të shkaktojë zemërimin e thellë të Marc Anthony, babait natyral të fëmijëve, të miturit Max dhe Emme duken duke luajtur të kënaqur me balerinin 24-vjeçar të trupës së Lopez.

Dashuria e 42-vjeçares Lopez për Smart duket se ka qenë me shikim të parë, pasi ajo e punësoi menjëherë në trupën e saj të baletit, edhe pse ajo nuk kishte vende të lira, pak javë më parë.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA