Carey “errëson” Bieber në videoklip

01/12/2011 17:25

Video e bashkëpunimit të Justin Bieber me Mariah Carey, një këngë që i dedikohet Krishtlindjeve është pritur me shumë padurim, por ndërsa shumë adoleshentë mund të mos jenë dakord, paraqitja e nënës së dy binjakëve e lë shumë pas atë të adoleshentit.

Dyshja ka bërë një ripunim të këngës së vitit 1994, “All i want for Christmas is you”. Ndërsa Bieber këndon strofën e tij, 41-vjeçarja shfaqet me një kostum shumë provokues të Vitit të Ri në sfond. Pa dyshim, përfytyrimi i Carey që troket në derë për të shpërndarë dhurata është shumë më i bukur se ai i një plaku barkderr dhe mjekërmadh.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel