Kutcher “ndërron” Moore me një lopë

30/11/2011 21:35

Pas përfundimit të një marrëdhënie 7-vjeçare, për një mashkull do të ishte e zakonshme që të dehej me shokët apo të gjendet mënyra të tjera për të kaluar kohën.

Megjithatë, pas përfundimit të martesës me Demi Moore, Ashton Kutcher duket se ka gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të lënë pas ngjarjen tronditëse.

Një ditë më parë, ai publikoi në faqen e tij të një rrjeti shoqëror një foto nga një fshat, me një lopë në profil. E ndërsa 33-vjeçari po kalon disa kohë i qetë në natyrë, Demi Moore, përveç praktikave të divorcit, po përgatit edhe një seancë fotografish për një revistë.

Top Channel