Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e katërta në grupe

30/11/2011 21:10

U zhvilluan ditën e mërkurë ndeshjet e katërta në grupe të Kupës së Shqipërisë, me Tiranën, Vllazninë dhe Bylisin që siguruan kalimin për në çerekfinale.

Në ndeshjet e Grupit A, Tirana mposhti 2-1 në Fier Apoloninë. Fierakët kishin deklaruan që më parë se nuk do të përqendronin forcat tek Kupa dhe gjatë ndeshjes, të dyja skuadrat kishin mungesa të rëndësishme. Ndërkohë, Laçi bëri detyrën në shtëpi dhe mposhti 3-1 Shkumbinin.

Në ndeshjet e Grupit B, Flamurtari hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit, falë fitores 3-0 ndaj Pogradecit, ndërsa situata e Teutës, kryesuese e Superligës, u ndërlikuar dhe më tej me një barazim pa gola në Kamëz.

Skëndërbeu dhe Kastrioti treguan epërsinë e tyre ndaj rivalëve të Kategorisë së Parë, duke fituar ndaj Luftëtarit (2-0) dhe Besës (1-3), përkatësisht. Sigurojnë kualifikimin edhe Vllaznia me Bylisin në Grupin D, pas fitoreve me Elbasanin dhe Dinamon, e cila duhet ende të marrë një pikë në këtë kompeticion.

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, në këtë edicion, Kupa nuk mjaftohet vetëm me përballjet me eliminim direkt, por i është shtuar edhe një format grupi. Dy skuadrat e para kualifikohen për në çerekfinale. Pas tre ndeshjeve të para, renditja në grupe është si më poshtë.

Grupi A
                    N F B H Gola P
1. Tirana       4 4 0 0 9-2 12
2. Laçi           4 2 1 1 7-4 7
3. Apolonia    4 1 0 3 6-11 3
4. Shkumbini 4 0 1 3 6-11 1

Grupi B
1. Flamurtari  4 3 0 1 6-2 9
1. Pogradeci   4 1 1 2 4-6 4
3. Kamza       4 1 2 1 3-4 5
4. Teuta        4 0 3 1 1-2 3

Grupi C
1. Kastrioti     4 3 0 1 8-2 9
2. Luftëtari     4 2 0 2 6-7 6
3. Skënderbeu4 3 0 1 6-4 9
4. Besa          4 0 0 4 1-7 0

Grupi D
1. Vllaznia     4 3 1 0 12-4 10
2. Bylis          4 3 1 0 9-3  10
3. Elbasani     4 1 0 3 6-12 3
4. Dinamo      4 0 0 4 4-12 0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA