Kourtney Kardashian është shtatzanë

30/11/2011 20:30

Kourtney Kardashian, motra e të famshmes Kim dhe pjesë e familjes që ka pranuar që ta shndërrojë jetën e saj në një “reality-show”, njoftoi se është shtatzanë me partnerin e saj katër vjet më të vogël, 28-vjeçarin Scott Disick.

Kourtney është gjithashtu nënë e një djali dy-vjeçar. Aktualisht, ajo sapo ka nisur muajin e tretë të shtatzanisë. Në një komunikatë, ajo shkruante: “Scott dhe unë jemi shumë të lumtur që të lajmërojmë se fëmija ynë i dytë është rrugës dhe do të zgjerojmë përsëri familjen tonë”.

Përpara se të bënte këtë deklarim, Kourtney publikoi lajmin në një intervistë për “US Weekly”, pasi revista bleu eksluzivitetin e njoftimit.

Gjatë qëndrimit në Majemi një vit më parë, Kourtney i kërkoi Disick-ut që ta linte të vetme së bashku me djalin e saj, pasi ai u bë i dhunshëm dhe theu një pasqyrë. “Dua Mason (djali) më shumë se ty”, i pati thënë atëherë 32-vjeçarja. Megjithatë, që prej atëherë, çifti është deklaruar i lumtur së bashku dhe ka siguruar për zgjidhjen e të gjithë problemeve.

FOTO GALERI
2/3
Kourtney Kardashian publikon lajmin në "US Weekly"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA