I dashuri i Micheal, i trazuar në spital

30/11/2011 17:50

I dashuri i George Micheal u duk shumë i shqetësuar ditën e mërkurë, në dalje të spitalit në Vjenë, ku këngëtari është duke marrë trajtim për një formë tepër të rëndë pneumonie.

Më parë, burime pranë 46-vjeçarit kanë thënë se nuk ka asnjë garanci për rikuperimin, ndërsa konfirmuan se Micheal është duke luftuar për jetën e tij. Familja e tij ndodhet e gjitha pranë të sëmurit.

Stilisti Fadi Faëaz, njeriu me të cilin George ndan një romancë pothuajse 2-vjeçare, është gjithashtu gjatë të gjithë kohës tek koka e krevatit. Ish-i dashuri i tij, Kenny Gross, pritet të mbërrijë shumë shpejt në spital për ta takuar.

Pranë këngëtarit me prirje seksuale homoseksuale ndodhet babai 75-vjeçar, Kyriacos Panayiotou dhe dy motrat e tij më të mëdha, Melanie dhe Yioda.

Një burim pranë këngëtarit të “Wham” deklaroi: “E gjithë familja e tij është me të. Në këtë drejtim, Micheal është me të vërtetë me fat që është antari i një familjeje kaq të bashkuar”.

FOTO GALERI
1/1
I dashuri aktual i George Micheal, Fadi Fawaz, ne hyrje te spitalit

Top Channel