Gorbaçovi në Tiranë

30/11/2011 23:01

Në ceremoninë përmbyllëse të finales së botërorit të shahut për femra që u organizua në Tiranë, i ftuar nderi ishte ish-presidenti rus, Miakael Gorbacov.

Një nga udhëheqësit e njohur dhe vlerësuar me cmimin Nobel për paqen, Gorbacov ishte hartuesi i reformave që sollën lirinë e miliona njerëzve në Europën Lindore në fundin e viteve ’80 e fillimin e  viteve ’90.

Por në këtë vizitë të parë në vendin tonë, ai vjen si një adhurues i shahut e ish-lojtar i këtij sporti.

“Kjo ceremoni dhe kjo ndeshje shahu është një domethënie e bashkimit, pasi kjo lojë i edukon njerëzit dhe unë mendoj kjo është një arsye e fortë që ne duhet ta mbështesim këtë ceremoni. I përshëndes edhe një herë dy shahistët nga Kina dhe India. Dy vende që i kemi pasur shumë pranë, vende mike, por edhe kemi pasur probleme në të shkuarën. Megjithatë, tani më vjen mirë që janë dy vende mike të Rusisë. Gjithmonë ne kemi qenë lider në shah, por tani nuk jemi më. Ndoshta dikujt i duhet tërhequr vëmendja”, tha ish-presidenti rus në fjalën e tij.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Presidenti i Federatës Botërore të shahut Krisan Iljumzhinov, i cili na dha mundësinë për organizimin e këtij evenimenti të rrallë për vendin tonë.

“Shqipëria për herë të parë zhvillon një aktivitet të tillë dhe unë ju bëj një vlerësim maksimal për gjithcka bëtë për këtë finale. Ne jemi të nderuar që ish-presidenti Gorbacov është i pranishëm në këtë ceremoni përmbyllëse të evenimentit dhe e falënderojmë”, tha Presidenti i Federatës Botërore të Shahut, Krisan Iljumzhinov.

Falënderimet për drejtuesit e federatës botërore dhe për të ftuarin e nderit, presidentin Gorbacov, kanë ardhur dhe nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci.

Këtë vizitë të ish-presidentit rus z.Bumci e konsideroi si një takim me historinë e gjithashtu e falënderoi z Gorbacov për kontributin që ai dha për t’i dhënë fund diktaturës në Europën Lindore.

Gjithashtu falënderimet për të gjithë atyre që na dhanë mundësinë për zhvillimin e kësaj finaleje dhe për praninë e ish-presidentit Gorbacov erdhën edhe nga presidenti i federatës shqiptare të shahut, z Razart Taci i cili mori vlerësimet maksimale për organzimin e këtij aktiviteti.

Shahistja kineze Hu Ji Fan, vetëm 17 vjec, u rishpall kampione e botës pas 8 ndeshjeve finale nga e cila përfitoi 120 mijë euro, ndërkohë që vendi i dytë që u rendit shahistja indiane Koneru, përfitoi 80 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA