Franca, vendi më “i jetueshëm” i Europës

30/11/2011 13:20

Franca është në vendin e parë në renditjen e 10 vendeve më të mira për të jetuar në Europë.

Klasifikimi është bërë nga faqja uSwitch.com dhe në vend të dytë renditet Spanja, e ndjekur në vend të tretë nga Hollanda dhe Italia.

Për këtë renditje janë marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm si: orët me diell gjatë vitit (kryeson Spanja me 2559), ditët e pushimit, mosha e pensionit, orari mesatar i punës, çmimi i ushqimeve, i cigareve dhe karburantet.

Në vend të pestë Gjermania, e ndjekur nga Danimarka dhe Polonia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA