Craig: Kardashianët janë një tufë idiotësh

30/11/2011 12:35

Daniel Craig ka sulmuar ashpër familjen Kardashian gjatë një interviste për revistën ‘GQ’ duke thënë se ata janë një “tufë idiotësh”.

Aktori, i cili ka mbajtur shumë të fshehtë martesën e tij me aktoren Rachel Weisz verën e kaluar, kritikoi Kim Kardashian për faktin se bën publike të gjitha detajet e jetës së saj private e më pas kërkon që t’i respektohet privatësia.

“Nëse ti e shet jetën tënde dhe fiton shumë para me një “reality show” nuk mund të kërkosh më pas të të respektohet privatësia. Njerëzit kanë parë dhomën tënde të ndenjes, atë të gjumit dhe më pas kërkon privatësi. Ky është budallallëk”, tha protagonisti i James Bond.

“Kur shoh Kardashianët them me vete: “nëse dua që televizionet të më paguajnë me miliona dollarë duhet të sillem si idiot!”, shtoi Craig.

43-vjeçari nuk zbuloi sërish asnjë detaj të lidhjes së tij me Weisz: “Jam i dashuruar dhe shumë i lumtur. Kaq mund të them sepse jeta është e gjatë dhe gjërat nuk shkojnë përherë siç duam. Nuk dua të them fjalë që më vonë mund të më kthehen mbrapsht.”

Top Channel