Cooper gjen dashurinë në Francë?

30/11/2011 18:20

Një prej beqarëve më të lakmuar të Hollivudit, Bradley Cooper, u zgjodh së fundmi si mashkulli më i pashëm në planet nga revista amerikane “People”.

I lakmuar nga shumë femra, për trishtimin e tyre, zemra e 36-vjeçarit duket se mund të udhëtojë drejt Francës. Cooper, i cili flet rrjedhshëm frëngjishten, u fotografua në Paris në shoqërinë e aktores franceze të bërë të njohur nëpërmjet rolit të saj protagonist në “Inglourious Bastards”, Melanie Laurent.

28-vjeçarja dhe hollivudiani u takua në teatrin “La Comedie”, të ndodhur në Champs Elysees, për të ndjekur një komedi të fundit, përpara se të tërhiqeshin në hotelin e Cooper për të darkuar.

Shumë të dhënë pas njërit-tjetrit, Cooper dhe Laurent rreshtën së foluri vetëm në një moment të vetëm, kur u gjendën përpara disa fansave dhe firmosën një autograf.

Top Channel