Paris i blen dhuratë vetes një Ferrari
29/11/2011 00:00
Paris Hilton, me rastin e të Premtes se Zezë, ditë në të cilën
amerikanët përfitojnë nga superofertat nëpër qendra tregtare, i bëri
dhuratës vetes një Ferrari.
Pasanikja Hilton u kthye në shtepinë e saj me një Ferrari California, një makinë kabrio, e cila kushtonte rreth 180 mijë euro. Ndjesitë e para ajo i ndau me ‘ndjekësit’ e saj në Twitter. “Sapo drejtova për herë të parë një makinë të tillë; është kaq argëtuese, e adhuroj!”.
Për momentin makina superluksoze ndodhet në garazhin e Paris Hilton, e cila ndër të tjera, zotëron edhe një Bentley Continental GTC dhe një Lexus LF-A, 375 mijë euroshe, të cilën e mori dhuratë për ditëlindje.
Top Channel