Hudson: Sekreti im është vullneti

29/11/2011 17:35

Aktorja Kate Hudson e ka bërë shtatzaninë të duket si një prej gjërave më të lehta në botë, pasi është rikthyer në formën e saj të shkëlqyer fizike vetëm pas muaj pasi i  dha jetë fëmijës së saj të dytë.

32-vjeçarja ishte e pranishme në një ceremoni ndarjesh çmimesh në Londër gjatë të martës, ku mundi të vishej me një fustan shumë të ngushtë pas trupit, i  njëjtë për nga përmasat me ato përpara se ajo të ngelej me barrë.

Përpara fotografëve, Hudson lejoi të fotografohej në profil dhe në disa pozicione që vërtetonin qartë rikthimin e saj në ditët më të mira.

Megjithatë, sipas aktores, nuk ka asnjë sekret të natyrës në dobësimin e shpejtë të saj. “I vetmi sekret i  imi ishte vullneti. Në fakt, ishte një sfidë interesante që të tentoje të humbje sa më shumë kile në sa më pak kohë dhe më pëlqeu diçka e tillë. Arrita në kulm që të peshoja 84 kilogram dhe ishte me të vërtetë e bukur kur shihja se si hiqja kilet njëra pas tjetrës”.

Top Channel