Rowland: Nuk mund t’i rezistoj dyqaneve erotikë

28/11/2011 20:25

Një këngëtare e njohur si Kelly Rowland ka një sekret të madh: Nuk mund t’i rezistojë dyqaneve erotike.

Duke folur për një revistë rozë amerikane, 30-vjeçarja pranoi: “Jam gjithmonë e interesuar të shoh dhe të blej artikuj në “sex-shop”. Ka shumë gjëra të pabesueshme atje. Përpiqem të grumbulloj gjithmonë sa më shumë miq me vete, në mënyrë që të mos më njohë njeri”.

30-vjeçarja foli edhe për albumin e saj të ri, “Motivation”, i cili është kritikuar për përmbajtjen e tij të thellë seksuale. “Në moshën 30-vjeçare, jam tashmë shumë e lirshme. E vetmja gjë për të cilën kisha frikë, ishte se si do ta merrte nëna ime atë album, por ajo ishte njeriu i parë që më telefonoi dhe më përgëzoi për këngët”.

Top Channel