McCartney këndon në Bolonjë

28/11/2011 00:00

Për një mbrëmje të vetme, rijeton ënderrën e “Beatles”. Për dy orë e gjysmë, legjendari Sir Paul McCartney interpreton 36 këngë për italianët në një koncert të jashtëzakonshëm në Bolonjë.

Ky është një udhëtim në memorie i cili përfundon me këtë koncert gjatë të cilit fansat italianë ishin të zjarrtë. Një ditë pas këtij koncerti, mediat italiane kanë shkruar se Bolonja e pret këngëtarin sikur të ishte hero!

Publiku ka kënduar bashkë me të, është përlotur, ka brohoritur dhe e ka duartrokitur. Ky ishte më shumë se një koncert! Ka qenë finalizimi i një ëndrre e cila është realizuar në një natë të vetme, ku nuk ka munguar në asnjë sekondë dëshira për të ndarë gjithçka bashkë.

Ndonëse në moshë, pensionet duket se nuk janë aspak për këngën dhe skenën. McCartney dhe koncertet e tij duket se janë një dëshmi e qartë për këtë, me një koncert ku fuqia e rrokut ka qenë e jashtëzakonshme!

Top Channel