Hayek dhe Banderas në Australi
28/11/2011 13:40
Salma Hayek ndodhet në Australi për promovimin e filmit “Maçoku me çizme” në kryeqytetin Sidnei së bashku me Antonio Banderas.
Aktori spanjoll ka rreth 10 vite që është dubluesi i zërit të Maçokut me çizme, i cili është një personazh në filmat “Shrek”, ndërsa Hayek për herë të parë do të dublojë zërin e një personazhi të ri, Maces Putërbutë.
Ka disa javë që dy aktorët latinë po udhëtojnë nëpër botë për të promovuar këtë film: Los Angeles, Romë, Paris, Londër, Rio de Zhaneiro dhe tashmë Sidnei.
Top Channel