Hathaway shpall fejesën me Shulman

28/11/2011 20:05

Aktorja hollivudiane, Anne Hathaway, lajmëroi se është fejuar me të dashurin e saj, Adam Shulma. 29-vjeçarja u shfaq të hënën në publik me një unazë në gisht dhe dha lajmin e gëzueshëm.

Shulman, një aktor dhe krijues i bizhuterive, ishte njeriu që krijoi unazën për Hathaway. Çifti filloi të shoqërohej në nëntor 2008, por u fotografuan bashkë vetëm një vit më parë. “Jemi bashkë që prej tre vitesh dhe që në fillim, gjërat shkuan menjëherë shumë mirë. Menduam se ishte momenti që ta bënim më zyrtare lidhje tonë”, deklaroi Shulman.

”Në fillim unë kujtoja se ai ishte i lidhur dhe ai gjithashtu mendonte se unë kisha një të dashur, kështu që na u desh pak kohë për të kuptuar se donim të ishim me njëri-tjetrin”, zbuloi aktorja. Sipas saj, kjo është një lidhje më e qëndrueshme se të gjitha të tjerat. “Qëndrueshmëria nuk është përbërësi më i mirë për një histori të madhe, por pa dyshim, është një cilësi e detyrueshme për të patur një jetë të mirë”.

Marrëdhënia me Shulman nisi pas një lidhjeje të përfunduar si mos më keq për Hathaway. Romanca e saj me investitorin italian Raffaello Follieri përfundoi pasi ai u arrestua për akuzat e mashtrimit financiar, pasi pretendonte se njihte Papën, në marrëveshjet e tij. Më pas, Follieri u dënua me katër vjet e gjysmë heqje lirie.

Top Channel