Ekonomia europiane drejt recensionit

28/11/2011 15:10

Organizata Botërore e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit ekonomik paralajmëroi të hënën për mundësinë e kalimit në recension të ekonomive të mëdha të Eurozonës dhe Britanisë gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas OBBZH-së, rritja mesatare ekonomike në Europë për tremujorin e parë të 2012-s pritet të jetë vetëm orej 0,4%, por do të vazhdojë të ulet në vazhdim. Një situatë e tillë do të ndikojë edhe në rritjen mesatare botërore, që nga 3,8% që ishte parashikuar, është rishikuar në 3,4%.

Një kolaps ekonomik në Spanjë ose Itali, do të ishte në gjendje të shkaktonte një krizë me përmasa botërore. “Më shumë se kurrë, e ardhmja ekonomike do të varet nga ngjarje të paparashikueshme”, shkruhej në raport.

Përveç mungesës së rritjes, OBBZH shkruante me shqetësim për rritjen e papunësisë, e cila mund të shkaktojë trazira shoqërore. Në Britani, deri në fillim të vitit 2013, parashikohet që papunësia të rritet me 1%, duke shkuar në 9,1%.

”Në kushtet kur qeveritë europiane janë të përkushtuara në reduktimin defiçitit buxhetor, bëhet edhe më e vështirë që të investohet dhe të ndërtohen plane për rritjen e punësimit”, përfundonte raporti.

Top Channel