Durban, nis samiti për klimën

28/11/2011 08:45

Rinisin negociatat për klimën me objektivin e kufizimit sa më shumë të jetë e mundur të dëmeve nga ngrohja globale dhe të eliminimit të efekteve shkatërruese të ndryshimeve klimaterike.

Pas samitit në Kankun, negociatorët e rreth 190 shteteve do të tentojnë nga 28 nëntori deri në 9 dhjetor në Durban (Afrika e Jugut) të gjejnë gjuhën e përbashkët në iniciativën e ndërmarrë nga Kombet e Bashkuara në vitin 1992.

Kriza ekonomike dhe financiare ka bërë që bota të ketë prioritete të tjera në këto kohë, por emetimi i gazrave serë në vitin 2010 ka arritur nivele rekord dhe shkencëtarët kanë lëshuar alarmin: rritja mesatare e temperaturave do të jetë me 4 gradë celsius.

Në një botë me 4 gradë më shumë “vera e vitit 2003, e cila ka qenë nga më të nxehtat që ka njohur Europa, do të jetë një verë normale në vitin 2040 dhe një verë e freskët në vitin 2060”, sipas Artur Runge-Metzger, kryenegociatori i klimës i Bashkimit Europian.

Top Channel