Babai mbyll fëmijën 3-vjecar në lavatriçe

28/11/2011 16:50

Horror në Francë. Një fëmijë 3-vjecar ka gjetur vdekjen pasi u mbyll nga i ati i tij në lavatriçe.

Ngjarja që po shokon francezët ka ndodhur në Germiny L’Eveque në lindje të kryeqytetit francez.

Mediat vendase shkruajnë se babai mostër ka mbyllur fëmijën e tij në lavatriçe pasi sipas tij, nuk ishte sjellë mirë. Por ajo që shihej si një ndëshkim nga prindi mizor, ka patur një përfundim tragjik, 3-vjecari ka gjetur vdekjen.

Autoritetet arrestuan autorin, ndërsa në pranga përfundoi edhe e ëma e vogëlushit e cila akuzohet se nuk ka ndërhyrë për të ndalur bashkëshortin e saj në cmendurinë e tij.

Cifti mohoi akuzat para gjykatës duke thënë se fëmija e tyre kishte gjetur vdekjen pasi ishte rrëzuar nga shkallët.

Top Channel