Irlandë, fundoset anija, gjashtë të humbur

27/11/2011 09:20

Gjashtë persona u shpallën të humbur pasi anija e tyre u fundos gjatë mëngjesit në Detin e Irlandës. Dy të tjerë janë nxjerrë nga deti prej forcave të shpëtimit, lajmëruan të dielën burimet policore.

Anija transportuese, e ngarkuar me disa kontenierë, lëshoi një alarm “SOS” në orën dy të mëngjesit, por kur forcat e shpëtimit mbërritën në zonë, anija tashmë ishte mbytur. Besohet se shkak për aksidentin ishin kushtet e vështira atmosferike.

Kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë nga deti dhe ajri, por gjasat për të gjetur të gjallë marinarët janë shumë të vogla, për shkak të temperaturave të ulta të ujit në këtë kohë të vitit.

Top Channel