Rihanna shtron darkë për stafin

25/11/2011 17:00

Rihanna ka kërkuar që të kompensojë anëtarët e stafit të saj për qëndrimin larg familjes në Ditën e Falenderimeve duke i mbledhur për një mbrëmje të këndshme në pub-in e preferuar të Bono Vox (vokalistit të U2).

23-vjeçarja shtroi një darkë me rastin e kësaj feste tradicionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo rezervoi një pub në Dublin për 100 persona (Rihanna ndodhet në Irlandë në kuadër të turit).

Sipas ‘Daily Star’, kjo iniciativë u mor për të lehtësuar sadopak trishtimin e të gjithë stafit të këngëtares për faktin që po kalonin festën larg familjeve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel