Kiebler argëtohet edhe larg Clooney-t

25/11/2011 14:35

Si një atlete, Stacy Keibler, e dashura e George Clooney, nuk është nga ai lloj femre që qëndron e shtrirë në rërë gjatë pushimeve të saj.

E ndodhur për pushime në rivierën e mrekullueshme meksikane të Cabo San Lukasit, së bashku me aktorin hollivudian, Keibler u fotografua të enjten duke u argëtuar për pothuajse një orë me një motor uji.

32-vjeçarja, e veshur me rroba banjo vjollcë, syze dielli dhe jelekun e shpëtimit të jetës, shfaqi një formë fizike të mrekullueshme, ndërsa argëtohej larg të dashurit të saj të famshëm.

Në një intervistë të përpara disa javëve për revistën “People”, Kiebler deklaroi se kishin bërë plane për të shkuar në Meksikë së bashku me familjarë, por në fakt, e bënë këtë me dy çifte të tjerë, me Cindy Crawford e Rande Gerber dhe me Molly Sims e bashkëshortin e saj Scott Stuber.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel