George Michael po përmirësohet

25/11/2011 15:50

George Michael u shtrua në një spital austriak të mërkurën për shkak të një pneumonie dhe bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e këngëtarit britanik po përmirësohet.

Michael ndodhet në turin ‘Simphonica Tour’ në Austri për të mbajtur disa koncerte.

“Në Austri bën shumë ftohtë dhe George u sëmur. Mjekimet po bëjnë efekt dhe tashmë ka nevojë vetëm për pak pushim”, tha një mik i afërt i tij për mediat britanike.

George Michael i ka kërkuar falje publikut dhe i ka premtuar se do të rikthehet sa më parë të jetë e mundur në aktivitet. Gjithashtu këngëtari ka bërë të ditur se nuk do të anullojë asnjë datë koncerti, por vetëm sa do t’i shtyjë ato.

Top Channel