Film autobiografik për Lech Walesën

25/11/2011 13:20

Fitues i çmimit “Oscar” në të shkuarën, regjizori Andrzej Wajda, ka nisur xhirimet e një filmi autobiografik, mbi ish-presidentin e Polonisë dhe fituesin e çmimit “Nobel” për paqen, Lech Walesa.

”Nuk dua ta bëj, por jam i detyruar”, deklaroi 85-vjeçari Wajda në nisjen e filmimeve, duke cituar shprehjen më të famshme të Walesës, kur konkurroi në zgjedhjet e para demokratike në vend, përballë komunistëve.

68-vjeçari Walesa u bë nismëtar dhe themelues i “Solidarnosc”, një lëvizje e punëtorëve të portit të Gdanskut, që nisi serinë e grevave dhjetë-vjeçare dhe luajti një rol kyç në luftën për më shumë demokraci.

Roli i Walesas do të interpretohet nga një prej aktorëve më të mëdhenj të kinemasë polake, Robert Wieckiwicz.

Ëajda, i cili më parë ka drejtuar kryevepra të kinematografisë botërore si “Toka e Premtuar”, “Njeriu i Herkut” apo “Katyn”, e cilësoi autobiografinë mbi Walesën si “më të vështirin që ka realizuar ndonjëherë”.

Filmi do të përqendrohet në periudhën më aktive të jetës së nobelistit, midis viteve 1970-89. Walesa u nderua në vitin 1983 me “Nobelin” për paqe, por nuk udhëtoi në Stokholm për ta tërhequr, nga frika se autoritetet nuk do ta lejonin që të rikthehej në Poloni.

FOTO GALERI
2/2
Robert Wieckiewicz, aktori i mirenjohur polak ne filmin fitues te cmimit "Oscar" si filmi me i mire ne gjuhe te huaj per 2011-n, "In the Darkness"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA