F1, Hamilton i pari në provat e lira

25/11/2011 20:45

Lewis Hamilton ka qenë më i shpejti në sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Brazilit, garës së fundit të botërorit të Formulës 1.

Piloti britanik i McLaren Mercedes regjistroi kohën 1:13:392 duke lënë pas kampionin e botës Sebastian Vettel (Red Bull).

Kohën e tretë më të mirë e regjistroi Mark Webber (Red Bull), i cili u rendit i pari në sesionin e parë të provave të lira.

Vetëm koha e katërt për spanjollin Fernando Alonso (Ferrari), i cili la pas Michael Schumacher me Mercedes GP.

Një paraqitje jo e mirë në këto prova për pilotët vendas: Felipe Massa (Ferrari) u rendit i gjashti, ndërsa Rubens Barrichello (Williams) zuri vendin e 18.

Emocionet e garës së fundit të këtij sezoni do të vijnë direkt në ekranin e Top Channel, duke filluar me provat zyrtare të shtunën në orën 17:00 dhe me garën të dielën, në po të njejtën orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA