Aleanca Kuqezi, në Vlorë për pavarësinë

25/11/2011 20:45

Në prag të festave të nëntorit, të shtunën në qytetin e Vlorës, Aleanca Kuqezi do të shpalosë një flamur gjigand.

Ndërkohë, një tjetër do të nisë udhëtimin drejt Prishtinës. Përfaqësuesit e Aleancës thanë se aktivitetet do të kulmojnë të hënën, në ditën e 99 vjetorit të Pavarësisë.

“Aleanca Kuqezi është organizuar për të mbledhur mijëra shqiptarë. Qëllimi i kësaj feste është unifikimi i vlerave kombëtare dhe ngjyrave kuqezi”, deklaroi përfaqësuesja e Aleancës.

Top Channel