Al Pacino është rishfaqur në ‘Beverly Hills’ me petkun e një ‘endacaku’,
por sepse kështu ka dashur dhe jo sepse mbante veshur pektun e ndonjë
personazhi. I shpupurisur aktori ka humbur shumë nga stili i tij
prej një  “Godfather”-i ideal.

E ky imazh i aktorit legjendar nuk mund t’i shpëtonte paparacëve të cilët kanë nxituar të publikojnë imazhet e tij me një dukje aspak të ngjashme me atë të një ylli hollivudian.

Aktori është parë me djalin e tij Anton James në ‘Beverly Hills’, teksa hynte e dilte nëpër dyqane për të përzgjedhur lodra për të birin. Aktori fitues i ccmimit ‘Oscar’, sapo ka përfunduar xhirimet e një filmi mbi jetën e një legjende të muzikës Phil Spector dhe tani shfaqet rrugëve të ‘Beverly Hills’ me imazhin e një personi që nuk ka aspak lidhje me një legjendë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel