Brikena rrëfen linjën e jetës për “Goca dhe Gra”: Nuk dola si fituese nga Big Brother, por si kryefjalë
Një nga shtëpitë më të njohura të prodhimit kinematografik në Indi,
“Yash Raj Films”, ka vendosur të synojë audiencën ndërkombëtare, duke
hapur filialin e saj në Hollivud.
Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë indiane, sipas të cilave dega indiane në Shtetet e Bashkuara do të mbajë emrin “YRF Entertainment”.
Kompania e re, thuhet në një komunikatë, do të përqendrohet në zhvillimin dhe prodhimin e filmave për tregun amerikan dhe atë ndërkombëtar.
Për nisjen e aventurës së re, administratori i kompanisë ka zgjedhur filmin “The Longest Week”, të Peter Glantz.
Bollivudi është një nga industritë më të mëdha të kinematografisë në botë dhe shpesh herë është konsideruar si rivali i Hollivudit, edhe pse ky i fundit ka një epërsi të fortë.
Filmat indianë kanë zakonisht një metrazh shumë të gjatë, përtej standartit 1 orë e 30 minuta dhe janë të shoqëruar me sekuenca muzikore me vallet indiane.
Top Channel