Familja Cruise argëtohet mbi akull

24/11/2011 18:05

Familja Cruise, e përbërë nga Tom, Kate dhe vajza Suri, kaloi një ditë të këndshme mbi akull, në Pitsburg, SHBA.

Aktori 49-vjeçar, duke treguar një talent të rrallë mbi patina, u fotografua duke i qëndruar gjatë të gjithë kohës vajzës së tij, ndërsa 4-vjeçarja shijonte vallëzimin e parë të jetës së saj mbi akull.

Kate Holmes, e veshur në mënyrë rastësore, mori më shumë kohë e vetme, për të shijuar patinimin, duke u vërtitur rreth pistës e kënaqur.

Pas këtij argëtimi, familja Cruise i la vendin profesionistëve të vërtetë të akullit, ndërsa ndoqi nga shkallët e stadiumit një ndeshje hokeit të kampionatit amerikan.

FOTO GALERI
1/5
Dita argetuese e familjes Cruise mbi akull

Top Channel