Egjipt, lirohen tre studentët amerikanë

24/11/2011 16:15

Një gjykatë në Egjipt urdhëroi lirimin e tre studentëve amerikanë, të akuzuar për sjelljen e rrezikshme gjatë pjesëmarrjes në revoltat e ditëve të fundit në Kajro, lajmëruan burime zyrtare gjatë të enjtes.

Ambasada Amerikane në Egjipt pranoi përfshirjen e tyre në ngjarjet e dhunshme, pasi një filmim i tregoi tre të rinjtë duke qëlluar me bomba molotov ndaj policisë.

19-vjeçarët Derrick Sëeeny, Gregory Porter dhe 21-vjeçari Luke Gates u arrestuan gjatë revoltave të sheshit Tahrir. Disa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë javës në Egjipt, në shpërthimin e protestave të dhunshme kundër forcave ushtarake që kontrollojnë jetën politike në vend.

Kundër lirimit të tre studentëve të Universitetit Amerikan të Kajros kanë protestuar ashpër mediat vendase, të cilat kërkuan që tre amerikanët të trajtoheshin si të gjithë shtetasit e tjerë egjiptianë, që pas arrestimeve mbeten ende në burg.

Top Channel