Beckinsale i rikthehet kinemasë

24/11/2011 16:50

Kate Beckinsale ka më shumë se një vit që është “zhdukur” nga bota kinematografike, por aktorja tashmë do të rikthehet me energji të reja.

38-vjeçarja angleze është gati për xhirimin e 4 filmave dhe i pari prej tyre do të jetë ‘Underworld: Awakening’, pjesa e katërt e sagës së filmave ku ajo interpreton një vampire.

“Kam qenë pushim për një vit. Të gjithë kohën e lirë e kalova me tim bir”, tha Beckinsale në një intervistë për revistën ‘Flaunt’.

Përsa i përket filmit të katërt ‘Underworld’, aktorja e cila është e martuar me regjisorin e filmit, u shpreh se nuk di shumë detaje: “Nuk flas me bashkëshortin për punën në shtëpi. Më tërhoqi skenari dhe pranova. Gjithsesi, nuk prisja që të kishte një film të katërt.”

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA