Banda e Durrësit, vijon mbrojtja e të pandehurve

24/11/2011 00:00

Sardjan Sulejmani dhe Kristian Begu jane dy të pandehurit e radhës në
procesin gjyqësor ndaj bandës së Durrësit, që nëpërmjet avokatëve të
tyre mbrojtës kanë paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda konkluzionet
përfundimtare ndaj akuzave të ngritura.

Sipas avokateve te te pandehurit, Sulejmani dhe Begu duhet te shpallen te pafajshem, pasi ndaj tyre nuk ka asnje prove qe te vertetoje akzuat, ndersa e kane cilesuar te manipuluar dhe te pavertete deshmine e dhene nga i penduari i ketij procesi, Adriatik Coli.

Per Sardjan Sulejmanin Prokuroria e Krimeve te Renda ka kërkuar shpalljen e tij fajtor dhe denimin me 25 vite burgim, ndersa per Kristian Begun, organi i akzues ka kerkuar denimin e tij me 20 vite burgim. Nga 16 te pandehurit e ketij procesi, deri me tani jane lexuar konkluzionet perfundimtare te mbrojtjes, vetem per 6 prej tyre, ndersa pritet te realizohet mbrojtja perfundimtare per 10 te pandehurit te tjere, mes te cileve, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullain dhe Endrit Dokle per te cilet prokuroria ka kerkuar denimin e tyre me burgime te perjetshme.

Top Channel