Shfaqja e pakëndshme e Bieber

23/11/2011 20:05

Justin Bieber është shndërruar në një prej idhujve të adoleshentëve dhe si i tillë, edhe një prej ikonave të moshës së kësaj grupmoshe.

Pantallonat me bel shumë të ulët për meshkuj janë tendenca e fundit e veshjeve, por ato mund të shkaktojnë edhe ngjarje tejet të pakëndshme. Këngëtari milioner u fotografua në një moment jo fort të këndshëm përkuljeje.

Paradoksalisht, gjesti rrezikon të vendosë menjëherë në modë edhe mbathjet rozë që 17-vjeçari mbante në atë moment, ndërsa ishte duke shëtitur qenin e të dashurës së tij, Selena Gomez.

Në një intervistë në një program televiziv amerikan, Bieber u shpreh gjithashtu i lehtësuar për fundin e spekulimeve, se ai ishte bërë baba i një fëmije pas një kontakti seksual rastësor.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel