Mbreti Charles dhe Camilla vizitë zyrtare në SHBA, fjalim në kongres mes tensioneve me Uashingtonin Ambasada amerikane në Siri ka paralajmëruar të gjithë shtetasit amerikanë të lënë menjëherë Sirinë.
Situata vlerësohet tepër e rëndë dhe priten përshkallëzime të tjera të
dhunës, thuhet në komunikatën në faqen zyrtare të internetit të
ambasadës amerikane në Siri.
Ambasada u thotë shtetasve të largohen sa më parë, pasi në ditët në
vijim mund të ndërpriten fluturimet nga Siria drejt vendeve të tjera dhe
anasjelltas.
Opozita “ul” armët
Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Siri, organizmi që bashkon të gjithë opozitarët e presidentit, Bashar al Assad, u ka kërkuar të gjithë protestuesve, dhe vecanërisht ish-ushtarakët që u janë bashkuar thirrjeve për largimin e presidentit të tyre, të mos sulmojnë forcat e sigurisë.
Kreu i Këshillit, Burhan Ghalioun tha nga Parisi, ku u takua me Ministrin e Jashtëm francez, Alain Juppe, se organizmi që ai drejton i ka kërkuar fraksionit ushtarak “Siria e Lirë”, i udhëhequr nga një colonel që dezertoi Basha al Assad, që të mos sulmojë forcat e sigurisë dhe godinat qeveritare.
Kjo thirrje, tha Ghalioun u bë për të shmangur përshkallëzimin e përleshjeve në vend, që dita-ditës do të conte në një luftë civile të pashmangshme.
Një ditë më parë Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania deklaruan se do t’i kërkojnë OKB-së që të kalojë një rezolutë ndëshkuese për dhunën në Siri.
Një nismë e tillë u hodh poshtë në muajin tetor nga vetoja ruse dhe kineze, që shprehën shqetësimin e tyre se rezoluta mund të përdorej si justifikim për një ndërhyrje si në Libi. Megjithatë, duket se tre fuqitë e mëdha europiane kanë përpunuar një dokument të ri, i cili pritet të jetë më i pranueshëm nga të gjithë.
Rezoluta do të paraqitet fillimisht në përfaqësinë e përgjithshme të shteteve, ku Londra, Parisi dhe Berlini shpresojnë të fitojnë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare, përpara se dokumenti të kalojë për miratimin në Këshillin e Sigurimit.
Top Channel