Korcë, ekspozitë e Arben Morinës

23/11/2011 00:00

Është hapur në Galerinë e Arteve “Guri Madhi” në Korcë ekspozita vetjake e piktorit, Arben Morina.

Piktori ka sjellë përmes kësaj ekspozite një koleksion të pasur portretesh dhe peisazhesh të cilat janë vlerësuar nga pjesëmarrësit.

Drejtori i Qendrës Kulturore, Vangjush Mio ka vlerësuar këto piktura të cilat prezantojnë një talent të vecantë dhe një art të spikatur.

Në këtë ekspozitë për të gjithë artdashësit korcarë janë shpalosur penelat e vecanta dhe ndërthurja e toneve shumëngjyrëshe. Dominante kanë qenë portretet frymëzuese të cilat janë paraqitur nga piktori në nuanca të ndryshme.

Top Channel