Klum dhe Seal duan të zgjerojnë familjen

23/11/2011 13:15

Heidi Klum dhe Seal kanë 4 fëmijë (3 prej të cilëve së bashku, ndërsa vajza e madhe Leni është fryt i marrëdhënies së Klum me Flavio Briatore), por kërkojnë të shtojnë familjen.

Këngëtari me ngjyrë është shprehur se ai dhe bashkëshortja e tij do të adoptojnë një fëmijë.

“Jam frymëzuar nga Sandra Bullock, e cila ka adoptuar një fëmijë dhe po e rrit vetë. Ajo i ka dhënë atij një mundësi të madhe dhe këtë gjë ai do e kuptojë kur të rritet. Është diçka e mrekullueshme. Kam folur me Heidi-n për adoptimin dhe kemi rënë dakord që do e ndërmarrim një hap të tillë, por nuk kemi venosur se kur”, tha Seal për revisten ‘Closer’.

Në fakt, këngëtari ka adoptuar para disa vitesh Lenin, vajzën që Klum e ka nga marrëdhënia me Briatoren.

“Nuk donim që Leni të kishte një mbiemër tjetër nga vëllezërit e saj dhe për këtë arsye ndoqa procedurat ligjore për adoptimin. Nuk doja që të ndihej ndryshe në asnjë formë sepse e dua Lenin njësoj si të tjerët”, deklaron Seal.

Top Channel